Spanjë, 2 prill 2014 – Një grua gjysëm lakuriq është shpëtuar nga zjarrfikësit, pasi kishte rënë në një pus, ndërsa po bënte seks me partnerin e saj. 21 vjeçarja dhe i dashuri i saj kishin zgjedhur të kryenin marrëdhënie sipër një pusi në një park argëtimi. Por mbulesa e pusit u dëmtua gjatë aktit dhe vajza ra në ujë, në një thellësi prej 15 metrash. I dashuri në vend që ta shpëtonte, ngriti pantallonat dhe ia mbathi vrapit.
Zjarrfikësit morën një telefonatë anonime për rastin në fjalë, që mendohet të jetë bërë nga i dashuri i vajzës, por ai nuk ishte në vendngjarje kur ata shkuan të shpëtonin 21 vjeçaren.
Vajza, pavarësisht tmerrit të përjetuar, ishte pak a shumë në gjendje të mirë, megjithëse gjysëm e zhveshur. Ajo u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





