Një 42 vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur në punë në Austri.
Mediat austriake shkruajnë se shqiptari nga Kosova duke punuar ra nga çatia dhe humbi jetën.
Rreth orës 09:10, një pllakë e eternit është thyer në zonën e cepit të çatisë dhe 42-vjeçari ka rënë nga rreth dhjetë metra lartësi mbi një dysheme betoni.
42 vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, raporton Regioneës.at. Raportohet se shqiptari ka qenë duke punuar me një ekip në riparimin e një çatie në një kompani në Alkoven.





