Karabinierët e Piacenza-s, të koordinuar nga Prokuroria për të Mitur në Bolonja, kanë arrestuar të dashurin 15-vjeçar të Aurorës. Sipas mediave italiane, edhe 15-vjeçari është me origjinë shqiptare.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për vdekjen e 14-vjeçares shqiptare të quajtur Aurora, e cila ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati, mëngjesin e 25 tetorit në rrugën ‘IV Novembre’, Piacenza.