Një vajzë 3 vjeçe u rrëzua aksidentalisht mbrëmjen e djeshme nga kati i 7 i apartamentit në qytetin e Durrësit, duke rënë mbi tendën e një supermarketi.

Mësohet se për fat të mirë vogëlushja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spitalin e Truamës në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale teksa vajza 3-vjeçare ndodhej në ballkon së bashku me prindërit.

Durrës/Informacion paraprak:

Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.