Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë në lagjen nr. 1, ku një i ri ra nga lartësia e një pallati.
Mësohet se i lënduari, shtetasi me iniciale XH.R., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 27.07.2021, në orën 22:40, në lagjen nr.1, Durrës, në një pallat dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi Xh. R., 21 vjeç, banues në Durrës, u cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes