Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Elbasan në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku ka humbur jetën një 45-vjeçar bojaxhi.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.