“Pas pesë sezonesh në Juventus, pesë vjet në Torino, dua t’ju përshëndes dhe ju falënderoj. Të gjithë ju që keni qenë aty për mua. Klubi dhe i gjithë stafi.

Dhe ju tifozë, gjithmonë të afërt dhe shumë të dashur! Faleminderit për gjithçka Juventus, lamtumirë dhe fat të mbarë”, shkruan Adrien Rabiot.

Me këtë mesazh në Instagram të shoqëruar me një video të shkurtër, francezi u jep lamtumirën njëherë e mirë bardhezinjve. 

Kontrata e mesfushorit ka skaduar më 30 qershor dhe ai nuk ka rinovuar kontratën me klubin bardhezi. 

Tani ai është në kërkim të një ekipi, ka zëra për një qëndrim në Itali mes Interit dhe Milanit ose mundësia për të shkuar në Spanjë te Real Madrid.

Fjalët e Rabiot ndanë njerëzit e Juventusit, të cilët e vërshuan francezin me mesazhe për ta falënderuar ose, në disa raste, për ta qortuar për zgjedhjen e tij për të mos rinovuar me Juventusin.

“Është turp… një herë mund të ishe treguar i lidhur me këtë fanellë”, një nga përgjigjet e diskutueshme për postimin e tij. Dhe përsëri: “Mund t’i kishe ruajtur vetes postimin”.