Mesfushori i Juventus-it, Adrien Rabiot foli për mediet pas barazimit ndaj Inter-it dhe u shpreh i lumtur me rezultatin e marrë.

Në fjalën e tij francezi theksoi se kjo ndeshje nuk ishte vendimtare, teksa shtoi se kanë vetëm një qëllim, titullin kampion të Serie A.

“Rezultat i mirë, sigurisht që donim të fitonim, por Interi është një ekip i vështirë për t’u përballur. Kjo sfidë nuk ishte vendimtare, do të kemi kohë të marrim më shumë pikë më vonë, duam titullin”-deklaroi ai.