Vrasja e George Floyd ka ndezur edhe një herë debatin mbi racizmin, një fenomen që është gjithnjë i pranishëm edhe në futboll, një plagë e vjetër e cila nuk po arrin të shërohet.
Një nga personazhet më të sulmuar në botën e futbollit është dhe Raheem Sterling, sulmuesi i Man.City, i cili ka pushtuar sërish faqet e para të gazetave britanike, këtë herë duke bërë një krahasim mes katër legjendave të futbollit anglez: “Lampard, Campbell, Cole e Gerrard janë katër legjenda të Anglisë por dy prej tyre, ata me ngjyrë, nuk e kanë pasur kurrë një shans për të trajnuar, kjo gjë duhet të ndryshoj”, është shprehur sulmuesi i përfaqësues angleze duke hapur edhe një herë debatin mbi racizmin në futboll, pikërisht në një moment kur e gjitha bota është solidarizuar me vdekjen e George Floyd në SHBA.





