Brazil, 29 gusht 2014 –  Racizimi përfshin dhe futbollin brazilian. Në ndeshjen e 1/8 mes Gremios dhe Santosit, portieri i ekipit paulist Aranhna u bë viktimë e koreve raciste nga ana e tifozëve nga Porto Alegre në fundin e ndeshjes, me miqtë që po fiton 2-0 në ndeshjen që luhej në shtëpinë e Gremios, pas golave të realizuar nga David Braz dhe Robinho.

Gardiani i skuadrës së Santosit iu ankua gjyqtarit kryesor Wilton Pereira Sampaio se tifozët vendas po e krahasonin atë me një majmun nëpërmjet gjesteve të tyre në shkallët e stadiumit “Arena Gremio”. Por ky nuk ishte i vetmi incident i regjistruar gjatë ndeshjes, pasi Luis Felipe Scolari, trajner i Gremios gjithashtu pati një konflikt me zyrtarët e takimit për një prekje të topit me dorë nga ana e Limas, që nuk u vu re nga ana e gjyqtarit.

Takimi në fund u mbyll 2-0 për skuadrën e Santosit, por më shumë sesa rezultati ishin episodet e ndodhura në fund të tij, ato që pushtuan faqet e para të mediave braziliane.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/