TIRANE – Radhë e gjatë automjetesh, prej afro 2 km, në pikën ku kryhet kontrolli fizik i automjeteve në rrugën e vjetër të Rinasit. 

U desh ndërhyrja e policisë rrugore që pas dy orësh situata të normalizohet, por gjithsesi mbetet shumë i madh numri i makinave që zgjedhin fundvitin për të kryer kontrollin periodik vjetor të automjeteve. 

Fluksi i madh i automjeteve dhe vështirësia për të përballuar këtë situatë ka qenë në qendër të një takimi, pak ditë më parë mes shefit të njësisë së kolaudimit dhe kreut të policisë rrugore, Shkëlzen Aliaj. 

Drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar, pasi kanë që në orët e para të mëngjesit që presin në radhë, ndërkohë që u kërkojnë drejtuesve të njësisë së kolaudimit të shtyjnë afatin e kontrollit teknik të automjeteve.