Forca të Policisë dhe të Ushtrisë janë angazhuar së fundmi në sigurimin e radhave dhe të distancave mes njerëzve, në hyrje të supermarketeve dhe pikave të tjera ushqimore, në brendësi të tyre si dhe pranë farmacive.
“DurrësLajm” ka qenë sot pranë dy supermarketeve, konkretisht në lagjen nr.1 dhe në lagjen nr.18 pranë spitalit, ku qytetarët mbajnë radhën jashtë, duke respektuar edhe distancën prej së paku 1 metër nga njëri-tjetri.
Në ndihmë janë vënë edhe Policia e Ushtria për respektimin dhe mbarëvajtjen e blerjes.
Qyetarët durrsakë kanë nxituar të blejnë ushqimet e nevojshmë gjatë orarit që kanë mundësi të dalin jashtë, nga ora 06:00 – 10:00 të mëngjesit.





