Radhë të gjata automjetesh janë krijuar paraditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Kthimi i emigrantëve shqiptarë në vendet e tyre të punës është bërë shkak për rradhët e gjata në pikat kufitare dhe fluksin në rritje të udhëtarëve.
Mësohet se pala shqiptare punon me 4 sportele në dalje, ndërsa ajo greke me 3 të tilla.





