23 dhjetor 2013 – Rradhë të gjata automjetesh janë krijuar sot në pikën kufitare të Kakavijës. Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm janë bllokuar mbi 20 autobusa të linjës Tiranë-Athinë, të cilët presin të kalojnë.   Ndërkohë pala grek punon vetëm me një sportel. Radhët e gjata janë krijuar sidomos nga fluksi i emigrantëve shqiptarë, që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet.    –