Muaji shtator ka nisur me në fluks të madh të pacientëve dhe qytetarëve që i drejtohen për shërbim polikinikës qëndrore të specialitetve.
Ndryshimi i stinëve ka bërë që pacientët të kërkojnë vizita të ndryshme, ndërsa kësaj situate i shtohet edhe kërkesa e mësuesve, nxënësve e studentëve për t’u pajisur me raporte mjekësore për vitin e ri arsimor.
Poliklinika e specialiteteve, e vetmja në Durrës, po përballet çdo ditë e më shumë me radhë të gjata si rezultat i fluksit të shtuar, të qytetarëve që presin me orë të gjata për të marrë shërbimin shëndetësor.
Thuajse të gjithë banorët e qytetit bregdetar dhe rrethinat e tij si Shijaku, Juba, Ishmi, Gjepalaj, Sukthi etj., vijnë për të marrë shërbimin mjekësor, duke krijuar radhë të gjata nëpër zyrat e mjekëve dhe korridoret e poliklinikës.
Si të mos mjaftonte dyndja e madhe e njerëzve në këtë poliklinikë, mungesa e mjekëve specialistë është evidente. Për sëmundjet e zemrës është vetëm një mjek në dispozicion ndërsa numri i pacientëve shkon deri në 200 në ditë që presin të vizitohen.
E njëjta situatë është parë tek eko e thjeshtë tek okulisti, psikiatri etj. Personeli i poliklinikës qëndrore të specialiteteve pohon se shkak për radhët e gjata është bërë mungesa e stafit, i cili është i reduktuar si dhe personat që marrin shërbimin shëndetësor për t'u pajisur me patentë.
Por radhëve të gjata i shtohen edhe qytetarë që fillojnë punë të re apo rinovojnë dokumentat dhe duhet të kryejnë vizitat mjekësore për të marrë konfirmimin e mjekut për gjendjen e tyre shëndetësore.
K.H.





