Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës prej orës 12:00 shqiptarët janë bllokuar pasi problemeve teknike të palës greke. Për pasojë qytetarët kanë mbetur në radhë të gjata kilometrike, rreth 3 km në kufi.

Në këtë pikë po punohet aktualisht nga pala shqiptare me sportele maksimale. Radha vijon të mbetet e lartë, ndërsa temperaturat janë të ulëta, raporton “BW”.

Turp në 2023-shin të ndodhë kjo gjendje. Për çfarë arsye mund të ndodhë kjo. Ne nesër jemi në punë. Ditët kur vijmë në Shqipëri i kemi të numëruara. Vijmë të çmallemi me njerëzit tanë. Kështu ndodh çdo vit”, ka thënë një nga qytetarët, ndërsa ishte në radhë duke pritur.