Qindra qytetarë të Gazës janë në radhë për ndihma në qytetin jugor të Khan Younis, pasi Izraeli e urdhëroi atë të evakuonte Gazën veriore.

Korrespondenti i BBC-së Rushdi Abualouf përshkroi se atyre iu dhanë vetëm pesë copa bukë secilit dhe se shumë prej tyre jetojnë me familjar të tjerë në shtëpi dhe duhet të ushqehen.

Garzë

Qyteti, normalisht është shtëpia e 400,000 njerëzve, ndërsa pas zhvillimeve të fundit ka tejkaluar një milion.

Në të njëjtën kohë, organizatat humanitare paralajmërojnë se uji në Gaza po mbaron.

Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët UNRWA i tha BBC-së të hënën se 6,000 njerëz të zhvendosur janë në bazën e furnizimit në Rafah, ku uji po reduktohet në vetëm një litër ujë për person në ditë.

Garzë