Numri një britanik Cameron Norrie bëri një fillim emocionuese në Auckland Classic dhe Jack Draper bëri një rikthim mahnitës në përparimin në Adelaide.

Norrie, nënkampion vitin e kaluar në qytetin ku u rrit, mundi francezin Luca Van Assche 3-1 me sete 6-3 6-7 (6-8) 6-1.

Draper mundi Miomir Kecmanoviç në tri sete, ndërsa Dan Evans humbi ndaj Alexander Bublik.

Ndërkohë, te femrat Emma Raducanu u tërhoq nga ndeshja disa ditë përpara se të niste Australian Open.

Raducanu, e cila u tërhoq nga një ndeshje bamirësie në Melburn të martën, nuk do të luajë me 16-vjeçaren Mirra Andreeva në Kooyong Classic të enjten, pasi ajo vazhdon të ndiejë dhimbje në parg të kompeticionit që nis këtë të diel.

Gjtihsesi ky dëmtim nuk pritet të ndikojë në pjesëmarrjen e kampiones së US Open në vitin 2021 në Australian Open, ku ajo do të bëjë rikthimin e saj në Grand Slam pasi humbi pjesën më të madhe të vitit 2023 pas operacioneve në kyçin e këmbës dhe kyçit të dorës.

Ndërkaq fituan edhe Harriet Dart, Francesca Jones dhe Oliver Crawford në kualifikueset për Australian Open – por Heather Watson dhe Jan Choinski panë shpresat e tyre për të konkurruar në garën e parë të vitit që përfundoi.

Të enjten në Melburn hidhet shorti për Australian Open 2024.