Një tenist i jashtëzakonshëm dhe kampion në fushë si Rafael Nadal ka treguar sot se është edhe një njeri më zemër të madhe. Spanjolli, aktualisht numri 2 në botë, ka dhuruar një milion euro për të përmbyturit, pas tragjedisë së 10 tetorit që goditi qytetin e Majorkës.

Lajmi është bërë publik sot nga kryetari i Bashkisë së Majorkës, Mateu Puigros, qytet që u godit nga shirat, rrëshqitjet e dheut si dhe përmbysjet masive, që sollën edhe 13 viktima.

Nadal, fitues i 17 grand slam në karrierën e tij, jeton në Monakor, një qytet afër Majorkës dhe kohë më parë pati deklaruar se i njihte disa prej viktimave. Madje gjatë atyre ditëve të vështira për Majorkën, ai hapi dyert e Akademisë së tij, për të mirëpritur të pastrehët, duke u ofruar shtëpi dhe ushqim.

Ndërsa sot vendos t’i ndihmojë edhe financiarisht, për t’u rimëkëmbur. Gjatë atyre ditëve, tenisti spanjoll pat zbritur në rrugë duke dhënë kontributin e tij për pastruar rrugët e mbushura nga balta.