Me flokët e gjatë, goditjen e fortë të topit dhe krahët me muskuj, Rafael Nadal konsiderohet si një nga tenistët më të frikshëm në qarkullim. Megjithatë, spanjolli tregoi se ka një zemër të butë gjatë një momenti delikat në një ndeshje që po luante në Mallorca. Nadal po luante tenis çift, në dyshe me Simon Solbas, kur u bë e qartë se diçka po ndodhte mes tifozëve. Ish-fituesi i Wimbledon ndali ndeshjen kundër Carlos Moya dhe John McEnroe për të zbuluar më shumë nga ajo që po ndodhte dhe kuptoi se një fëmijë kishte humbur. Pamjet televizive treguan mamanë e djalit duke qarë pranë rojeve të sigurisë, ndërsa Nadal dhe tre tenistët e tjerë nisën të kërkojnë për fëmijën në mes të trumës me 7 mijë shikues. Fatmirësisht, gruaja e re e gjeti vajzën e saj shëndoshë e mirë dhe dyshja u tregua nga pamjet televizive duke qarë në momentin e takimit me njëjti-tjetrin. Kjo histori u mbyll mirë, ashtu si ndeshja e zhvilluar për bamirësi ku Nadal fitoi 3-6, 6-3 dhe 10-8 kundër Moya dhe McEnroe.
Rafael Nadal “hero”, gjen fëmijën e humbur!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kallas: Evropa nuk duhet të poshtërojë veten duke kërkuar negociata me Rusinë
Sulmi me thikë në Londër, qeveria britanike: Është rritur niveli i kërcënimit terrorist
Mbyllet aeroporti në Pisa, qindra persona urdhërohen të lënë shtëpitë për shkak të zjarreve të mëdha
Delegacioni amerikan “zbarkon” në Vlorë/ Do inspektojë zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, pritet të nisin investime nga Ivanka Trump





