Një tjetër personazh publik rezulton pozitiv me Covid-19 në vendin tonë.
Aktorja dhe ish-deputetja Rajmonda Bulku është infektuar me koronavirus, ndërsa mësohet se është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
“Newsbomb” shkruan se aktorja është shtruar në spital për t’u kuruar nën kujdesin e stafit mjekësor.
Nuk dihet se si është prekur aktorja nga Covid-19, ashtu sikurse nuk është zbuluar asnjë detaj i mëtejshëm lidhur me situatën aktuale të saj.





