Ali Ahmeti i quan shaka ‘bisedat e përgjuara’ që po publikohen

06/06/2019 - 07:46

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka quajtur “brymë mëngjesi”, bisedat e përgjuara telefonike, që po publikohen tash e një kohë nga një person nga Kërçova, por me vendbanim në Çikago të Shteteve të Bashkuara, me nofkën “EL Cheka”.

Bisedat e publikuara, protagonist kryesor kanë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, të cilët kryesisht komentojnë e etiketojnë zyrtarët e kësaj partie, por edhe zhvillime tjera që kanë të bëjnë me rastet si “Lagja e Trimave”, të luftimeve në Kumanovë në vitin 2015, pastaj rastin “Monstra” të vrasjes së pesë të rinjve maqedonas në vitin 2012, si dhe rastin “Brodeci”, një incident në rajonin e Tetovës në vitin 2007 i cili po ashtu kishte përfunduar me viktima

Ahmeti ka thënë se nuk i ka dëgjuar “bombat”, siç njihen në opinion bisedat e përgjuara telefonike, por nga ajo që i kanë treguar bashkëpunëtorët e tij, bëhet fjalë për biseda private që, ai i ka quajtur, “shaka”.

“Nuk i kam dëgjuar bisedat e përgjuara, sepse nuk kam vesh për shaka....kjo është brymë e mëngjesit edhe këto do të ikin sepse njerëzit nuk merren me gjëra të kota... organet e drejtësisë duhet të merren me këto biseda të përgjuara dhe të njëjtat nuk duhet të përdoren në tregun e zi. Le të publikojnë bisedat tona zyrtare. Pse nuk bëhet kjo, por, jepen gjëra të kota” ka deklaruar Ahmeti në Shkup gjatë shënimit të përvjetorit të themelimit të partisë që ai e drejton, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva ndërkohë ka urdhëruar nisjen hetimeve për materialet e publikuara, për të cilat, siç tha, nuk ka njohuri se prej nga janë marrë, disa prej të cilave i posedon edhe organi i akuzës që ajo drejton.

“Këtë po e analizojmë, ka diçka që është detektuar tek ne... kështu që ende jemi duke analizuar këto biseda. Pra, një pjesë i kemi edhe ne. Për momentin nuk mund të garantojmë nëse ato kanë dalë nga ne pasi po hetojmë”, ka deklaruar Janeva, pa saktësuar qartë nëse materialet e përgjuara që po publikohen në opinion janë ato të cilat i posedon Specialja.

Lënda për këtë rast i ka kaluar për hetim Prokurorisë Themelore në Kërçovë prej nga edhe ka prejardhjen personi që po publikon përmbajtjen e tyre në rrjetin social Facebook. Profilet e tij në vazhdimësi janë mbyllur me ndërhyrjen e institucioneve, por i njëjti ka hapur profile të reja duke paralajmëruar publikimin e mijëra bisedave të përgjuara telefonike./REL/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një moment i pakëndshëm i ka ndodhur ish-Kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras, teksa po udhëtonte me aeroplan.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka reaguar pas një takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abot

Kaos në ishullin grek të Samosit në Greqi. Refugjatët janë përleshur mes tyre duke i vënë flakën kampit.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se nuk pret shumë nga Albin Kurti si kryeministër i Kosovës.

Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell  vizit

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mori porosi shumë të rënda nga Donald Trump, që i përcolli i dërguari special i presidentit amerik

Gjatë një konference me kryeministrin slloven Marjan Sharec, Zaev u shpreh se Maqedonisë së Veriut duhet t'i hapen negociatat, duke motiv

Policia serbe ka arrestuar disa aktivistë të subjektit të Partisë Demokratike të Serbisë, të cilët kishin për qëllim të protestonin kundë

Drejtuesit më të lartë të policisë greke kanë dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat, në lidhje me bllokimin e 700 kilogramëve