Daçiç: Ndarja e Kosovës zgjidhja më e mirë, Perëndimi insiston në njohjen e pavarësisë

28/05/2018 - 20:35

   Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, vlerëson se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme e mundshme dhe e shpejtë, por thotë se duhet të shihen të gjitha opsionet e mundshme. Thotë se për Perëndimin opsioni i vetëm është njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Për ndarjen po flas qe 10-15 vjet dhe mendoj se kjo është zgjidhja e vetme e mundshme dhe e shpejtë. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja zgjidhje, duhet të shohim të gjitha opsionet e mundshme. Për Perëndimin, opsioni i vetëm është njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Daçiç për televizionin serb “Prva”, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, ka mungesë të zgjidhjeve të zbatueshme, si dhe mungesë propozimesh.

“Do të ishte mirë që të gjithë të sjellë propozimet e tyre, dhe të mos shkojnë me qëndrimet nacionaliste që nuk janë të pranueshme për asnjërën palë”, tha Daçiç.

Duke komentuar pretendimet e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, se përgjigjet në pyetjet rreth me vrasjes së Oliver Ivanoviçit, gjenden në Beograd, Daçiç tha se kjo është një akuzë e drejtpërdrejtë se Beogradi është fajtor për vrasjen Ivanoviçit.

“Ivanoviqin e paraburgosën shqiptarët e Kosovës dhe unë kam folur kundër vendimit të tillë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Prishtina është duke hetuar rastin, e pse nuk ka përgjigje, kjo është pyetje që duhet t’u bëhet autoriteteve të Kosovës, por edhe për BE-në, sepse ka kërkuar që shërbimet e sigurisë të jena të integruara në Shërbimet e Kosovës", tha Daçiç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijon të rritet numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi në Greqi.

Në Greqi është shënuar viktima e 44-t nga koronavirusi.

Ai është një 79-vjeçar nga Ptolemaidha.

Flamuri i Maqedonisë së Veriut tashmë është ngritur në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u shënua kështu aderimi i vendit në Aleancën Veriat

Qeveria e Malit të Zi i ka kërkuar ndihmë mjekësore NATO-s, përkatësisht Qendrës për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive, sa i tak

Numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e koronavirusit ka shkuart në 32. Sikurse bëjnë të ditur mediat greke numri i p

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përshëndeti finalizimin e procesit të antarësimit të Maqedonisë së Veriut në Nato.

Dy persona kanë humbur jetën në Greqi dhe numri total i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 28.

Ekspertja për Ballkanin, Johanna Deimel shikon në krizën e re politike në Kosovë gabime strategjike të Albin Kurtit, por sipas saj edhe q

Ka shkuar në mbi 200 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë duke njoftua

Ka shkuar në 25 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, pasi vetëm ditën e sotme kanë humbur jetën 3 persona.