Ngjan me skena apokaliptike, por kjo ishte situata në Athinë pasditen e së martës teksa pluhuri saharian i ardhur nga Afrika mbuloi kryeqytetin e Greqisë dhe disa qytete të tjera në vend.
Pluhuri me densitet të lartë i dha një ngjyrim portokalli në të verdhë Athinës, një fenomen që autoritetet greke e konsiderojnë si më të keqin prej vitit 2018.
Kjo mjegull sahariane kufizonte ndjeshëm dukshmërinë, ndërsa shkaktonte probleme edhe në rrugët e frymëmarrjes së qytetarëve.
Ditën e sotme pritet përmirësim i situatës, sipas meteorologëve grekë.
Shkretëtira e Saharasë lëshon 60 deri në 200 milionë tonë pluhur mineral në vit, një pjesë e të cilave bien në tokë, ndërsa grimcat më të vogla udhëtojnë mijëra kilometra duke arritur deri në Europë.
Трішки помаранчевих Афін.
— Зубна фея на пенсії (@Kateryn11456528) April 23, 2024
Як початок resident evil.
A little bit of orange Athens. Creepy and beautiful in the same time. pic.twitter.com/7LHf7jaUaA