Serbët, pavarësisht kritikave të BE-së, i bënë nderime Ratko Mlladiçit, kriminelit të dënuar të luftës, i njohur si Kasapi i Bosnjes, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në Hagë ku vuante dënimin me burg përjetë.
Arkivoli me trupin e tij u shfaq në Kishën e Apostullit të Shenjtë dhe Ungjilltarit Luka në Kosutnjak nga mëngjesi, ku qytetarët serbë bënë homazhe. Pas shërbimit mortor, ushtria nxori arkivolin me trupin e Ratko Mladić nga kisha dhe procesioni u drejtua për në varrezat e Topçiderit.
Mijëra qytetarë u mblodhën para kishës, të cilët mbërrinin vazhdimisht. Mes tyre ishte edhe djali i Aleksandër Vuçiçit, Danilo Vuçiç.
Përveç tij, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të qeverisë serbe, ministri i Mbrojtjes Bratislav Gashiç, ministri i Drejtësisë Nenad Vujiç, ministri pa portofol Nenad Popoviç, ministri i Kulturës Nikola Selakoviç, ministri i Investimeve Publike Darko Glishiç, si dhe ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale.
Kujtojmë që nderimet e bëra ndaj kriminelit të luftës ka përplasur qeverinë serbe me BE-në. Së fundmi, Komisionerja për Zgjerim Marta Kos anuloi vizitën e saj të planifikuar për në Beograd për shkak të nderimeve.





