Disa refugjatë në Greqi i kanë vënë flakën kampit, duke shkaktuar kështu dy viktima, nënë e bijë dhe të plagosur, mes tyre edhe fëmijë. Ata ishin strehuar në Lesbos, ndërsa këtë pasdite janë përleshur me policinë.

Spas “Protothem”, pas zjarrit kanë ndërhyrë menjëherë zjarrfikësit, të cilët e kishin të vështirë të arrinin në vend, si për shkak të reagimeve nga refugjatët dhe emigrantët por edhe nga përhapja e madhe e flakëve.

E gjitha filloi pasi refugjatët dhe emigrantët u rebeluan dhe u përleshën me policinë, duke vendosur zjarre brenda dhe jashtë kampit e duke kërkuar që të largoheshin.

Tymi i duket se ka shkaktuar probleme me frymëmarrjen, çka ka bërë që një numër i madhe i refugjatëve të përfundojnë në spital.

Në vend, mbërritën forca të shumta policie dhe drejtori i kampit, për mbledhjen informacione për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur.