Ish-komandanti i ushtrisë së serbëve në Bosnje-Hercegovinë , Ratko Mladiç është dënuar sot nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë nga ana tjetër mbrojtja e Ratko Mlladiç nuk ndodhet në sallën e gjyqit. 

Avokati i tij, Draagan Ivetiç nuk mund të merrte pjesë për arsye shëndetësore.

Ai akuzohet për gjenocid, vrasje e krime lufte në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjes në 1995 si dhe për rrethimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë qytetarë.

Për shumë vite ai u arratis derisa në 2011 u vetëdorëzua në Polici dhe iu nënshtrua një procesi gjyqësor që zgjati nga 2012 në 2017.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në vitin 2017 e dënoi Mlladiç për dhjetë akuza për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata e gjeti fajtor atë për udhëheqjen e një fushate të pamëshirshme të spastrimit etnik që kishte për qëllim vrasjen ose ndjekjen e popullsisë nga territori boshnjak gjatë luftës 1992-95.