Pas zjarreve në muajin korrik, Greqia tashmë po përballet me të ftohtin ekstrem ku pë pasojë kanë humbur jetën 3 persona.

Dy burra dhe një grua, janë viktimat e temperaturaës së ulët, të cilët ndodheshin në makinë në momentin kur u përfshinë nga përmbytjet në afërsi të Athinës.

Gruaja u gjet e vdekur nga i ftohti në makinë ditën e shtunë, ndërsa të dielën u gjetën trupat e dy burrave të përfshirë nga uji.

Greqia po përballet me një valë të zgjatur të të ftohtit ekstrem, me temperatura që zbresin në zona të caktuara deri në -18 gradë celsius dhe shumë rajone janë mbuluar nga dëbora.