Ministrit serb Mladen Sharçeviç i ndalohet hyrja në veri të Kosovës

30/09/2020 - 18:33

Ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviç, i është ndaluar hyrja në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Ministria e Punëve të Jashtme ia refuzoi kërkesën për vizitë.

MPJ-ja e ka konfirmuar për Express se Sharçeviq kishte paraparë të vizitonte një institucion arsimor në veri të Mitrovicës.

Ky refuzim për hyrje në shtetin e Kosovës është bërë për disa arsye. Ministri serb nuk u lejua të hyjë në Kosovë për shkak të vazhdimit të fushatës së Serbisë për mosnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës.

“Shkaqet e refuzimit konsistojne në arsyet se: Qeveria e Serbisë vazhdon fushatën kundër njohjes se pavarësisë së Kosovës; Qeveria e Serbisë vazhdimisht azhurnon urdhrër-arrestet ndërkombëtare per krime të pretenduara lufte në Interpol për qytetarët e Kosovës dhe ish ushtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; si dhe Qeveria e Serbisë, përkundër të drejtave të avancuara të komunitetit serb në Kosovë, vazhdimisht ndërhyn në përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës për mirë-integrimin e kësaj pakice dhe koordinimin më të mirë – në veriun e vendit”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

Shkak i këtij ndalimi janë bërë edhe fletarrestimet e Interpolit të azhurnuara nga Serbia kundër qytetarëve të Kosovës si dhe mirëmbajtja e strukturave paralele.

Kjo nuk është hera e parë që ministrit Sharçeviq i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Në qershor të vitit të kaluar ishte paraparë që drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri serb i Arsimit, Mladen Sharçeviç, të vizitojnë kampusin e Universitetit të Prishtinës, në veri të Mitrovicës.

Mirëpo, në momentin e fundit, ka qenë Gjuriq ai që e kishte ndryshuar agjendën e tij dhe kishte kërkuar nga autoritetet kosovare që t’ia mundësojnë vizitën edhe në tre lokacione të tjera.

Por, një kërkesë të tillë të Gjuriqit e kishte refuzuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe në këtë mënyrë Gjuriq dhe Sharçeviqit ishin ndaluar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Trupat e dekompozuar tragjikisht të shtatë personave të cilët mund të jenë strehuar aty, u gjetën të premten brenda një dërgese plehrash

Rritja e numrit të infektimeve në Greqi ka detyruar autoritetet shëndetësore fqinje që të forcojnë masat me qëllim mbajtjen nën kontroll

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim t

Është shoqëruar me debate të ashpra mes kryeministrit të Kosovës Avullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Forumi i Sigurisë i

Maqedonia e Veriut ka raportuar sërisht shifra të larta të infektuarish me COVID-19.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sapo njoftoi masat e reja ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së rasteve pozitive me koronaviru

Autoritetet bullgare sot urdhëruan banorët të mbanin maska mbrojtëse në rrugë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Ivica Daçiç është zgjedhur kryetari i parlamentit të shtetit të Serbisë.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Zakynthos të Greqisë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti

Rriten shifrat nga COVID-19 në Greqi. Autoritetet greke publikuan sot 865 raste të teja të koronavirusit në vend.