Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka folur për negociatat me Shqipërinë, duke u shprehur se bisedimet janë në një klimë pozitive. Tsipras ka theksuar se Greqia e mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

"Negociatat po zhvillohen në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve. Ato janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Është e qartë në mënyrë që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve të negociatave të integrimit duhet që të kryen një sërë reformash dhe premtimesh që ka bërë qeveria shqiptare", – tha kryeministri grek.

Kryeministri grek foli edhe për çështjen "çame", duke deklaruar se ajo nuk ekziston. "Gjithashtu disa përpiqen të fusin nga "dritarja" çështjen çame. Nuk ekziston kjo çështje", – tha ai.