Deputeti i pavarur maqedonas dhe njëherazi kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, Pavle Bogoevski ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të përgjimeve.

Vendimin e tij Bogoevski e ka bërë publike gjatë punës së komisionit, të cilën e ka ndërprerë menjëherë. Ai u përgjua në pak ditë më parë, duke porositur drogë në telefon.

Deputeti maqedonas e hodhi poshtë këtë akuzën me pretendimin se porositi vaj kanabisi për përdorim medicinal, pasi një i afërmi i tij kishte nevojë për të.

“Kolegë deputetë qëndroni besnik ndaj principeve. E di se politika është një lojë e zjarrtë. Falënderoj të gjithë ata që më kanë bërë më të fortë këto dy vite”, tha ai.