Serbët po mundohen ta ndalojnë transformimin e FSK-së në ushtri

21/10/2018 - 10:05

Në Serbi, transformimi i FSK-së në ushtri po interpretohet në mënyra të ndryshme.

Sipas disa analistëve të Beogradit, ushtria e Kosovës përbën një kërcënim për serbët e veriut.

Eksperti i çështjeve të konflikteve ndërkombëtare, Dragan Simeunoviq thotë se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri është një proces i pamundur të ndalohet, ngase siç thotë ai, e njëjta i përshtatet edhe interesave të disa fuqive botërore, përfshirë edhe SHBA-të.

“Megjithatë, shqiptarët mund ta përdorin atë, sidomos para hyrjes në NATO, për pushtimin e veriut”,-thotë Simeunoviq.

Ndërkaq, Igor Simiç nga Lista Serbe thotë se veprime të tilla të Prishtinës janë të pamundura.

Sipas Simiç, komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndalojë formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Ne në Prishtinë besojmë se të tilla veprime janë të pamundura, sepse të njëjtat do ta rrezikonin paqen. Kjo është pse komuniteti ndërkombëtar duhet të parandalojë formimin e Ushtrisë dhe të ndalojë akte të mundshme të dhunës”,thotë Simiç për gazetën “Kurir”.

Kujtojmë se me miratimin e tri projektligjeve për FSK-në në Kuvend, i është hapur rrugë transformimit të kësaj force në ushtri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një varkë me tre persona në bord është përmbysur në liqenin e Prespës, në territorin e Greqisë.

Autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt është sulmuar mbrëmë në Krushevac të Serbisë.

Prokurorja e dorëhequr speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva është në gjendje të rëndë shëndetësore në Shutkë, pas ndalimit të s

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke folur për vizitën e tij të fundit në SHBA, tha sot se nuk mund të interpretojë apo të flasë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se është i ndërgjegjshëm

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion (PKOK) mbajti konferencë për shtyp në të cilën sqaroi detajet e arrestimit të prokurores

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar paraburgim për Prokuroren Speciale në dorëheqje Katica Janeva për shkak të dyshimeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua të martën në Nju Jork me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vjen fundi, megjithatë duhet pritur deri sot pasdite vonë.