Kanë gjetur vdekjen në një aksident automobilistik kryetari i komunës dhe kryetari i këshillit komunal të komunës së Ranillugut në Kosovë.

Mediat serbe bëjnë me dije se automjeti doli nga rruga dhe u përmbys në autostradën për në qytetin e Nishit, duke lënë të vdekur dy politikanët lokalë.

Përveç dy viktimave, përkatësisht kryekomunari Gradimir Mikic dhe Sasha Aleksic, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Në këtë aksident të rëndë janë lënduar edhe bashkëshortja e Mikiç, Vesna, dhe një zyrtar tjetër komunal.