Parlamenti i Maqedonisë do të vijojë sot në mesditë seancën për fazën përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese për çështjen e emrit.

Seanca u shty edhe të enjten, pasi kryeministri Zoran Zaev nuk i ka të sigurta 80 votat e nevojshme për miratimin përfundimtar të këtyre ndryshimeve.

Zaev nuk ka ende mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Besa, të cilët kërkojnë që shqiptarëve të mos u shënohet në dokumente shtetësia “maqedonase”.

Veç Zaevit, propozimin e kundërshtojnë edhe 8 deputetët e shkëputur nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre ky propozim rrezikon identitetin e popullit maqedonas.