Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur i bindur në parlament mbi projekt-ligjin për të shtrirë zonën bregdetare në 12 milje në detin Jon duke thënë se pas katër muajsh, detet e Greqisë do të dyfishohen.

Sipas kreut të qeverisë greke, kjo është një e drejtë e plotë në përputhje me ligjin ndërkombëtar ndaj shteti fqinj mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe gjetkë.

“Për herë të parë që prej aneksimit i ishujve të Dodekanezit në vititn 1947, territori grek është zgjeruar me 10%, jo me shkëputjen e territoreve, por me procedura të bazuara plotësisht në Rregulloren e së Drejtës Ndërkombëtare. Sot, me fillimin e vitit 2021, ne hedhim hapin e dytë të madh thelbësor. Vendi ynë shtrin zgjerimin e tij në Detin Jon në 12 milje. 4 muaj më vonë detet tona atje do të dyfishohen. Kjo është një e drejtë e plotë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe vendi ynë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe gjetkë, por në një kohë dhe mënyrë që do ta zgjedhim ne.”, tha Mitsotakis.