Parada e motorave të “Rally Albania 2022”, dhuroi spektakël pasditen e kësaj të shtune në rrugët e qytetit Durrësit.

Siç shihet dhe në videon e sjellë në redaksinë e “DurrësLajm“, nga Niko Simo, super motorat që kalojnë në rrugën pranë “Velierës”, duket se nuk kanë të mbaruar dhe krijojnë një atmosferë gjallëruese.

Motoristët nga e gjithë bota u mblodhën në Vollga, për të marrë pjesë në cermoninë e hapjes së “Rally Albania 2022”, e cila këtë vit nisi nga Durrësi.