Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë muaj dhe veçanërisht datën 1 maj, që është dhe Dita e Punëtorëve, me një dedikim për mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit, të gjithë ata që kanë shërbyer në dyqane ushqimore nga dita e parë e pandemisë.
Rama teksa poston këtë video emocionuese, shkruan se ky është 1 Maji më i vështirë i Shqipërisë demokratike, është i mijëra heronjve të heshtur falë të cilëve Shqipëria po reziston dhe fiton.
“MIRËMËNGJES
në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton”, shkruan Rama.





