Situata e vështirë e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë ka shtyrë qeverinë t’u japë mjekëve dhe infermierëve 1000 euro plus përgjatë periudhës që do të vazhdojë virusi vdekjeprurës.

“Do të ketë rritje rrogash për mjekët dhe infermierët. Ata do të paguhen 1000 euro mbi pagën e tyre për të kontribuuar në këtë luftë. Nuk e përsëris fjalën luftë për asnjë zmadhim. Nuk e zmadhoj kërcënimin e kësaj epidemie, por nuk ka diskutim që një armik që ka kapacitetin të marrë jetë njerëzish është një armik. Ne do të bëjmë çmos që ta përballojmë si një armik dhe ta vrasim si një armik, duke zvogëluar plagët dhe dhimbjen. Çfarë mund të jetë tjetër veçse luftë nëse në vendin fqinj qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë. Madje në luftë, kur nuk je në frontin e parë ka hapur edhe gjëra të tjera. Në luftë, fronti i parë ka vetëm farmaci dhe ushqim, dhe një vend për të fjetur. Por që të mos shkojë puna deri aty unë u bëj thirrje të gjithëve që të kenë kujdes”– tha Rama.