Rreth 800 mijë turistë kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit prill. Shifrat i bëri publike kryeministri Edi Rama i cili shkruan se në muajt e parë të vitit 2024 ka një rritje prej 38% të numrit të turistëve krahasuar me vitin e kaluar. 

Mes të tjerash, kreu i ekzekutivit shkruan se ministria e Turizmit dhe Mjedisit po bashkëpunon me bashkitë dhe sektorin privat për një sezon veror sa më të sigurt, të pastër dhe me rritje të standardeve. 

“Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit prill duke i çuar në 2,3 milionë flukset turistike hyrëse në muajt e parë të 2024, ose +38% më shumë se një vit më parë, teksa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me institucionet publike, me bashkitë dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me prioritet sigurinë, pastërtinë dhe rritjen e standardeve në shërbime”- shkruan Rama.