Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Në bisedë, Rama tha se kanë folur për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim.
“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim”, shkruan shefi i qeverisë.
Rama po ashtu tha se “Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë.”.





