Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e flotës së re të ambulancave. Gjatë fjalës së tij Rama, tha se, edhe pse reforma në urgjencën mjekësore është kundërshtuar aq shumë, sot situata në spitale është shumë më ndryshe. Nëse disa vite më parë një i sëmurë mbështillej me batanije dhe hidhej tek dera e spitalit, sot me autoambulancat e reja, janë të gjithë trajtimet brenda saj.
“Këto autoambulanca nuk janë taksi, që i marrin njerëzit dhe i përplasin tek dera e spitalit, janë shërbim ambulant që ka përgjysmuar numrin e atyre pacientëve për shërbim duke ju dhënë shërbimin në banesë. Deri dje të merrnin të rrotullonin në batanije, të hidhnin në rimorkio dhe të linin tek dera e spitalit dhe ka qenë heroizmi i atyre mjekëve dhe infermierëve që ka bërë çka mundur për të të shpëtuar”.
Para pak vitesh ndoshta ju kujtohet ku shpërtheu një mikrorevoltë në sistemin tonë spitalor kur ne lajmëruam reformën e urgjencës mjekësore dhe sot besoj frytet e kësaj reforme janë të gjitha kuptimplota nëse marrim parasysh faktet që në këtë kohë të antifakteve janë gjithmonë dhe më të vështira. Ne nuk kemi asnjë rrugë përveçse të mbështetmi tek faktet e punës tonë dhe të krijojmë fakte kuptimplota.
Sesi ishte urgjenca mjekësore kjo është një histori që do të kërkonte kohë të gjatë për tu treguar, pasi thonë se të këqijat harrohen shpejt, pacientët e harrojnë atë që kalojnë sapo dalin nga spitali. E shkuara është përgjithmonë e shkuar, edhe pse e ardhmja është ende larg për një Urgjencë Kombëtarë për të qenë në lartësinë e sfidës për t’ju përgjigjur çdo njeriu”.
Rama tha se sot Urgjenca mjekësore është e pavarur dhe i shërben çdo qytetari.
“Sot ka një të dhënë domethënëse, që është thelbi i reformës aq të kundërshtuar. Për të kërkuar urgjencën nuk ka nevojë të kalojë nëpërmjet spitalit dhe të presësh në pafundësi.
Sot, Urgjenca Kombëtare mjekësore është një sistem autonom që i shërben çdo qytetari. Është shndërruar në një shërbim që garanton asistencën bazë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Dyfishuam shërbimet mjekësore përgjatë këtij viti. Personeli i urgjencës krahasuar me 5 vite më parë sot është i dyfishuar dhe kemi 448 mjekë më shumë.
Kemi Urgjencën Kombëtare të digjitalizuar dhe përgjigjet në kohë reale. 49 mijë njerëz janë shërbyer në qendrat shëndetësore turistike nga 1 Qershori deri në 15 Shtator. Deri dje të merrnin të rrotullonin në batanije, të hidhnin në rimorkio dhe të linin tek dera e spitalit dhe ka qenë heroizmi i atyre mjekëve dhe infermierëve që ka bërë çka mundur për të të shpëtuar”.
“Janë 52 automabulanca që i janë shtuar flotës së Urgjencës, por janë dhe 110 sete moderne të integruara. Sot kemi një urgjencë realisht 24 orë në 7 ditë, ditën dhe natën, sikundër kemi një urgjencë mjekësore që ka shpëtuar shumë njerëz.
Urgjenca Kombëtare Mjekësore, ta mësojnë ata që derdhin lotë krokodili nëpër pasqyra e mediave që po ikin, mjekët dhe infermierët, Urgjenca Mjekësorë drejtohet nga një mjek që është kthyer nga jashtë dhe, i cili është protagonisti kryesor i këtij transformimi dhe duhet të jesh vërtet pa asnjë vullnet për ti përdorur sytë që të mos e shikosh. Në do të vazhdojmë më shumë vendosmëri që të ecim përpara. Programi i 300 Qendrave Shëndetësorë në të gjithë vendin është një programe ka sjellë këtë vit 80 qendra dhe vitin tjetër 100″.
Kreu i qeverisë tha gjithashtu se këtë vit janë punësuar qindra mjekë dhe infermierë.
“Këtë vit janë punësuar 125 mjekë dhe 823 infermierë. Pagat e mjekeve dhe infermierëve janë ende larg asaj që do të donim dhe janë larg asaj që ishin. Sikundër taksat që paguajnë mjekët apo infermierët janë shumë më të ulëta sesa ishin në të shkuarën. Vitin e ardhëm do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve”.





