Kryeministri Edi Rama ndërsa ka folur për proceset e hershme të anëtarësimit të Shqipërisë, e ka cilësuar administratën publike si një fakton kyç për integrimin e vendit drejt BE-së.  

Për Ramën, administrata publike është armata jonë pararojë e betejës për anëtarësimin në BE dhe për jetësimin e vizionit Shqipëria 2030.  

Kreu i qeverisë e krahasoi administratën publike me kombëtaren shqiptare të futbollit, por në vend që të fitojnë një ndeshje, sipas kreut të qeverisë administrata do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë. 

“Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë më parë mundësinë që ka sot dhe nuk ka arritur të jetë vendi ku shteti është ai që u jep të gjithë qytetarëve mundësinë që të bashkëjetojnë në një rend ligjor të sigurt të mirëqeverisjen dhe të gëzojnë lirinë e konkurrencës me të drejtën e meritës. Sot Shqipëria e ka këtë mundësi reale praktike konkrete e prekshme me sy sepse horizonti i bashkimit përfundimtar me familjen evropiane është një realitet konkret. Ajo çka lidh këtë parantezë me ju është se për ta realizuar këtë arritje historike administrata publike është faktori kyç i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm. Në këtë mënyrë do të përcaktohet edhe shpejtësia me të cilën Shqipëria do të hyjë në BE, por edhe cilësia e jetës demokratike e institucioneve  funksionimit të shtetit dhe garancive për çdo individ në këtë vend. Ky është një fakt. Nga çdokush varet një grimcë e tërësisë së punës së jashtëzakonshme që duhet të bëjë Shqipëria drejt BE-së. 

Administrata ta shohë veten si kombëtarja. Secili dhe secila prej jush mbartin sot se janë pjesë e kësaj skuadre. Bartin të njëjtin mision që bart çdo lojtar i ekipit tonë kombëtar. Në rast se ekipi jonë kombëtarja fiton ndeshje futbolli, kjo skuadër nuk do të fitojë as një ndeshje futbolli as disa ndeshje futbolli, por kjo skuadër kombëtare do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë”- tha Rama 

Sipas kryeministrit Edi Rama, falë administratë publike, vendi do të anëtarësohet më shpejt se vendit e rajonit në BE.