Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme, në sallën e Kuvendit duke iu përgjigjur opozitës tha se asnjë e dhënë sensitive nuk është në dorë të hakerave.
“Kujdes me këtë pjesë sepse ka akoma. E dyta e vërteta është që jo, dhe këtë nuk e them unë, meqë iu referove amerikanëve…amerikanët i keni bërë si Guri te mëngjese lufte.
Amerikanët kanë nxjerrë një raport për sulmin dhe amerikanë që i dinë ato punë thonë që sulmi nuk e ka realizuar objektivin. Objektivi i sulmit që ka qenë i organizuar me 4 grupe ndër të cilat njëri prej tyre në 10 të parët e listës së grupeve të terrorit kibernetik, nuk e ka realizuar qëllimin për të fshirë të gjitha të dhënat tona. Sistemi është ringritir në një kohë shumë të shpjet.
Asgjë sensitive nuk është marrë dhe nuk ka asnjë lloj vlere në sensin e sensivitetit. Nuk kemi gjëra me sensivitet të veçantë në strukturën digjitale. Arsyeja tjetër që nuk e ka arritur qëllimin është se ne kemi një nivel të caktuar mbrojtje. Nuk ka haker që shkon në ujësjellësin e Durrësit për të bllokuar ujin që vjen në çezmën tuaj. Nuk janë ende infrastruktura të digjitalizuara deri në atë nivel.
Ne kemi një infrastrukturë kritike që është OST, OSHEE, KESH dhe aty sulmi nuk ka pasur sukses se mbrojtja është ngritur prej kohësh. Mos bëhemi qesharakë që për çdo gjë që ndodh i japim një unikalitet sikur ndodh këtu. Sulmet kibernetike janë e përditshme. Ne jemi marrë vazhdimisht dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Ky ishte i një niveli të lartë por nuk e arriti qëllimin.
Ju mbase do donit të na kishte gjetur të papërgatitur por nuk na ka gjetur. Ajo që ka dalë nuk është sistemi MEMEX i ministrisë së Brendshme, është fotomontazh”, tha Rama.