Gjatë eventit të bashkëqeverisjes me qytetarët në ambientet e Kryeministrisë, Rama hodhi akuza në drejtim të disa bashkive, teksa u ndal tek ajo e Shkodrës.

Kreu i qeverisë, akuzoi kryebashkiaken demokrate, Voltana Ademin pasi sipas tij refuzon çdo bashkëpunimin me qeverinë për zgjidhjen e problemeve të qytearëve.

"Bashkia e Shkodrës mban rekord, pasi refuzon çdo lloj bashkëpunimi, por edhe bashkitë e tjera. Ne përpiqemi edhe me bashkitë për të zgjidhur problemet. Më vjen keq kur koordinatorët vendosin të dorëzohen pasi njësitë vendore e konsiderojnë platformën si instrument të palës kundërshtare. Ne trajtojmë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët qofshin të majtë apo të djathtë, qofshin pleq apo të rinj, të pasur dhe të varfër."