Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar pas debateve të djeshme në Parlament me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një status në Twitter, Rama shkruan se Berisha ka furnizuar me naftë tanket e Kasapit të Beogradit e nga ana tjetër sot quan “argat albanofob të Beogradit” Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

"Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s'denjoi t'i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin."