Menjëherë ka ardhur reagimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha i cili në Twitter akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka blerë ambasadorë, media, gjykatës e prokurorë me paratë e drogës.
“Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt”, shkruan kryedemokrati Lulzim Basha.
Reagimi i Bashës erdhi pasi kryeministri Rama drejtoi gishtin nga opozita duke thënë se ka paguar artikuj në mediat e huaja për të goditur Vettingun. Megjithatë, Kryeministri thotë se qeveria e drejtuar prej tij do të vazhdojë betejën për pastrimin e drejtësisë.





