Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama thotë se opozita kërkon të baltosë Shqipërinë në sytë e Europës, në mënyrë që në qershor vendi ynë mos marrë një përgjigje pozitive.
Rama akuzon kreun e PD-së, Lulzim Basha se shkoi tek deputetët holandezë i paftuar për të lobuar kundër Shqipërisë.
"Ata të cilët për arsyet e tyre jo për arsyet tona janë skeptikë apo kundër zgjerimit të BE, jo vetëm që nuk kanë kohë, por as dëshirë nuk kanë që të hynë më thellë si është kjo çështje. Përpjekja jonë ka kohë që është jo për të diskutuar thelbin e proceseve por për të rishpjeguar ato që në fakt janë muhabetet e kazanit këtu, që quhet parlamenti i Shqipërisë, që këtë e kanë kthyer në kazan dhe na kanë futur edhe ne. Është e pabesueshme se ca i punojnë këta Shqipërisë në gjuhë të huaj. Këta e dinë atë që di edhe unë, që në Gjermani e kanë humbur betejën dhe prandaj kisha një pyetje për atë që nuk i përgjigjet pyetjeve, nuk do ti thoja sa bëjnë 7 x 7. Nëse do kishte kurajo të dilte këtu e të thoshte ky që po mundohet të lobojë për Shqipërinë, çfarë ju tha atyre faktmbledhësve nga Hollanda në drekë, kur vajti atj i paftuar, çfarë i tha? Ndërkohë që për hir të së vërtetës qëndrimi i Tabakut dhe mosgaboj i Gjoshës ishte korrekt. Por ç'ju dëgjuan veshët atyre kur filloi të bilbilonte miku im i shtrenjtë dhe i pashpresë Lulzim Basha."





