Pas lajmit që qarkulloi se kryeministri Edi Rama do te shkonte sot ne Shkoder, vjen reagimi nga Kryeministria. Kjo e fundit, përmes një reagimi për mediat tha se nuk ka pasur asnjë plan për këtë vizitë.

Sot deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se kryeministri Rama anuloi vizitën në Shkodër për shkak të protestës.

REAGIMI I KRYEMINISTRISE:

Kryeministri nuk ka pasur asnje plan per te vizituar Shkodren sot dhe vizita e tij e supozuar, eshte shpikur nga Partia Demokratike per te nxitur nje tension te kote ne luften e deshperuar me pafuqine e saj. Sot kryeministri eshte ne Vlore per te marre pjese ne takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit te Sherbimit Stomatologjik ne Vlore, ku nena e tij, Aneta Rama, do te nderohet nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e pare ne kete sherbim.