Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste që po mbahet në Pallatin e Kongreseve iu bëri apel deputetëve të rinj të cilët sic tha janë më të shumë të numër se sa gjithë deputetët e PD së bashku që të ruhen nga zakonet e të vjetërve nëse duan të qëndrojnë më shumë se 1 mandat.

Rama theksoi se në mandatin e katërt dhe me numrin e madh të deputetëve që PS mori nga shqitarët në 11 maj, PS duhet të punojë po aq fuqishëm sikur të ishte në mandatin e parë.

“Duhet të prodhojmë një fuqi për Shqipërinë si të ishim në mandatin e parë, na duhet të sjellim në mandatin e katërt një forcë dhe aftësi si të ishte i pari. Nuk na mjafton një qeveri e re, na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra, një vëllazëri politike që funksion me disiplinën e një skuadre kampione. Ata që vijnë këtu për herë të parë dhe sapo na janë bashkuar në grupin e ri parlamentar, u them se zgjedhja juaj është e thjeshtë; doni të rrini vërdallë 4 vjet apo doni të zgjatet përtej një mandati. Nëse doni këtë të dytën duhet të ruheni nga tabiate e vjetra që do gjeni këtu, të shkoni te mandati, të jeni ju të parët kudo që është detyra dhe të gjithë bashkë…53 nga 83 anëtarët e grupit tonë futen për herë të parë në Kuvend. Ne kemi më shumë deputetë dhe deputete të reja që futen për herë të parë sa çka deputetë trupa madhështore e humbësve fitimtarë të 11 majit. Të rinjtë e të rejat duhet të vazhdojnë të përgatiten me të njëjtin seriozisht gjatë akademisë politike, ndërsa ne do ti ndihmojmë të përshtaten”, tha Rama.