Kryeministri Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit PD, teksa i ka cilësuar ata më të mirë por pas PS.
“Mesazhi im për Bashën është ky: Prano humbjen me dinjitet se nuk bëre dot sa deshe, por bëre aq sa munde. Miq demokratë ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh. Ky është fakt dhe faktet pranohen nuk luftohen.
Miq demokratë ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh. Nuk na takon ne të themi se çfarë do të bëni ju me udhëheqjen Tuaj, por ne e kemi shumë të qartë, se përballjen e kemi me PD. Ju shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, pa asnjë paragjykim dhe kufizim Partisë Demokratike. Unë dua të jem Kryeministër edhe i socialistëve dhe i demokratëve, edhe i atyre që nuk votuan fare”.
Rama tha se është detyra jonë që me fjalën dhe me sjelljen tonë të mos i bëjmë të ndjehen më të mërzitur se sa ajo që shkakton humbja.
“Lulzim Basha dhe demokratët bënë fushatën më të mirë në fushatat e humbjeve. U them sinqerisht se më shumë se kaq nuk bëni dot, nuk e mundni dot Partinë Socialiste, se të mundësh socialistët është njëlloj si të mendosh të mundësh Milanin e Sakit, Interin e Mourinhos apo Barcelonën e Guardialës”, tha Rama.





